Me kënaqësi të veçantë, Shoqata Speleologjike Shqiptare publikon këtë rrëfim të veçantë eksplorimi nga speleologu italian Alessandro Rinaldi, një mik dhe bashkëpunëtor i çmuar i komunitetit tonë. Artikulli sjell detaje nga një ekspeditë në shpellën l’Abisso Trentinaglia in Grigna, një nga sistemet më të rëndësishme në provincën e Lecco, në rajonin e Lombardisë – Itali.
Në këtë ekspeditë, Rinaldi zbulon një ambient të ri të mbresëlënës, të cilin vendos ta emërtojë “Shqipëria Magjike” – një homazh simbolik për natyrën e bukur shqiptare dhe për përpjekjet e palodhura të speleologëve shqiptarë në ndërtimin e një komuniteti të fortë dhe bashkëpunues. Ky emër tashmë do të qëndrojë zyrtarisht si emërtimi i një prej sallave të reja të kësaj shpelle të rëndësishme karstike.
Ky gjest është një shenjë e bukur miqësie, respekti dhe mbështetjeje që forcon lidhjet ndërmjet speleologëve italianë dhe shqiptarë. Me këtë rast, i falënderojmë sinqerisht të gjithë ata që kontribuojnë në rritjen dhe forcimin e speleologjisë në Shqipëri dhe rajon.
Me poshte ju paraqesim kujtimet nga eksplorimi i A. Rinaldit :
Pas një ekspedite të mëparshme në shpellën Trentinaglia me mikun tim Lorenzo Rossato, ku eksploruam Degën e Bullgarëve dhe ngjitëm disa oxhaqe, arritëm në një ambient të gjerë dhe të bukur, që vazhdonte në ngjitje. Edhe pse aty ndodheshin dy degë që zbrisnin, me shumë gjasa ato lidhen me degën më poshtë, prandaj dëshira për t’u rikthyer e vazhduar eksplorimin ishte shumë e madhe.
Një përpjekje e parë…
Vendosa të organizoj një tjetër dalje me Frank Bonetti për të dielën e 23 shkurtit 2025. Por, pasi kishim zbritur rreth 250 metra, Frank më bëri të kuptoj që nuk ishte dita e tij — këtë vit mbush 69 vjeç dhe, duke qenë larg shpellave prej shumë kohësh, nuk donte të rrezikonte. Vendosëm ta lëmë materialin atje dhe të dalim jashtë. Do ta provojmë një herë tjetër, menduam. Edhe pse, gjatë daljes, më tregoi se forca nuk i mungon aspak!
…dhe një vendim për të vazhduar
E diel, 9 mars 2025. Këtë herë nisa vetëm — “më mirë vetëm se keq i shoqëruar”, siç thonë. Shpellën tashmë e njihja mirë, përveç disa vendosjeve të sikletshme në fillim të puseve, nuk paraqiste vështirësi të mëdha.
Çova gjithë materialin në pikën ku kishim ndalur herën e fundit, pas kësaj mora pajisjet dhe iu drejtova oxhakut për t’u ngjitur, rreth 20 metra vertikal. Zgjodha një zonë ku nuk kishte pikim uji, edhe pse do të më duhej të vendosja disa gozhda më tepër, por të paktën isha në thatësi.
Shqiperia Magjike – Një emër me domethënie
Në maj të oxhakut gjendet një çarje që ndoshta lidhet me zonën e poshtme, ndërsa oxhaku vazhdon me disa kërcime të vogla të zbukuruara me konkretizime. Në fund, një dritare e madhe të lejon të shohësh një tjetër ambient. Vendosa të sistemoj sigurimet dhe të çmontoj pjesën e sapongjitur.
Këtë ambient të ri vendosa ta quaj “Shqiperia Magjike”, si një përshëndetje për miqtë tanë speleologë shqiptarë dhe një urim për suksesin e Shoqatës Speleologjike Shqiptare, e sapokrijuar. Është gjithashtu një nderim për speleologët dhe shpëtimtarët italianë që kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë në zhvillimin e speleologjisë në Shqipëri përmes kurseve dhe bashkëpunimeve të shumta.
Me pak fat dhe përpjekje, ngjitjet e ardhshme do të na çojnë drejt zbulimit të hyrjes së dytë të Trentinaglia-s — e ndjejmë që nuk është larg – thote A. Rinaldi !
Artikullin ne gjuhen italiane e gjeni ne numrin 40 te revistes online “InGrigna”, perkatesisht ne faqen 2 te saj, revisten e gjeni duke vizituar linkun – https://archive.org/details/lga-c-40/page/n1/mode/2up?view=theater