Preloader Close
Preloader
about image

Reth Shoqates Speleologjike Shqiptare

Themelimi, Qellimi dhe Misioni

Shoqata Speleologjike Shqiptare është themeluar në vitin 2025 me vendimin nr. 7507 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si një organizatë jofitimprurëse e dedikuar eksplorimit, studimit dhe mbrojtjes së mjedisit nëntokësor në Shqipëri si dhe krijimin e nje skuadre vullnetare kerkim - shpetimi. Misioni i shoqatës është të promovojë speleologjinë si një fushë shkencore dhe praktike, të nxisë kërkimin në shpella dhe sisteme karstike, si dhe të kontribuojë në ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të vendit. Qëllimet e saj përfshijnë organizimin e ekspeditave eksploruese dhe shkencore, ofrimin e trajnimeve profesionale për speleologë dhe të apasionuar pas natyrës, rritjen e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e shpelleve dhe bashkëpunimin me institucione kombëtare e ndërkombëtare në fushat e kërkimit, edukimit dhe mbrojtjes së mjedisit. Shoqata është një hapësirë e hapur për studiues, eksplorues, natyralistë dhe vullnetarë që ndajnë pasionin për botën nëntokësore dhe dëshirën për të kontribuar në mënyrë aktive në njohjen dhe ruajtjen e saj.

  • Bëhu pjesë e Shoqatës Speleologjike Shqiptare dhe zbulo botën e fshehtë nën këmbët tona – një univers që pak e njohin, por që ka nevojë për mbrojtjen dhe pasionin tënd.
  • Këtu, çdo eksplorim bëhet njohje, çdo anëtar bëhet kontributor, dhe çdo hap në errësirë na sjell më afër dritës së dijes dhe natyrës së paprekur.

24/7 Disponueshmeri !
+355 692996100