Roland Doja, me origjine shqiptare, banor i Livornos në Itali, është një emër që mishëron pasionin për natyrën dhe përkushtimin ndaj ndihmës ndaj të tjerëve.Ne Itali ai ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme si ekspert i punimeve në lartësi (Rope Access), intruktor ne fushen e sportit UISP (Unione Italiana Sport per Tutti), ndihmes instruktor prane Societa Speleologica Italiana (SSI) dhe anetar i skuadrave italiane te kerkim shpetimit ne shpella dhe terrene te tjera te veshtira. Prej vitit 2006, ka eksploruar territore të fshehura dhe ka kaluar sfida të panumërta, duke sjellë dritë në errësirën e shpellave dhe duke ndihmuar jetët e atyre që kishin nevojë. Si ne tërmetin shkatërrues të nëntorit 2019 në Shqipëri, ku Rolandi ishte ndër të parët që u angazhua për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit. Me përvojën e tij të jashtëzakonshme në kërkim-shpëtimin në terrene të vështira, ai kontribuoi në shpëtimin e jetëve dhe në përballimin e sfidave të emergjencës, duke sjellë profesionalizëm dhe humanizëm në një moment kritike për vendin. Rolandi eshte tashme anetare dhe udheheqes i Shpetimit Alpin dhe Speleologjik i Shqiperise.
Erkin Lika - Zv. Kryetar i SHSSH
Erkini është Specialist i rrjeteve të fibrave optike, i cili kombinon saktësinë teknologjike me dashurinë për natyrën. Banues në Tiranë, Erkini është gjithashtu një speleolog i certifikuar tashmë! Me trajnimin nga Club Alpino Italiano dhe Società Speleologica Italiana, ai sjell frymën e aventurës në gjithçka që bën. Këto cilësi e bëjnë atë dhe një pjesë kyçe të ekipit tonë dhe atij të Shpetimit Alpin dhe Speleologjik i Shqiperise.
Ornold Bazaj - Sekretar i SHSSH
Ornold Bazaj, banues në Vlorë, ndjek pasionin e tij për natyrën dhe aventurën me përkushtim të plotë. Me mbi 7 vite eksperiencë si udhërrëfyes turistik malor, ai ka ndihmuar me qindra njerëz të zbulojnë bukuritë e fshehura të Shqipërisë, duke ofruar jo vetëm udhëzime, por edhe kujtime të paharrueshme. I certifikuar si udherrefyes turistik i specialitetit te vecante hiking dhe trekking Por pasioni i tij nuk ndalet me udhëheqjen e grupeve në shtigjet malore. Ornoldi është gjithashtu një anëtar aktiv i Shpetimit Alpin dhe Speleologjik i Shqiperise dhe ka përfunduar kursin bazë të speleologjisë, duke u certifikuar nga Club Alpino Italiano dhe Società Speleologica Italiana. Përmes këtyre trajnimeve, ai ka fituar aftësi të avancuara në navigimin dhe menaxhimin e terreneve të vështira, duke u bërë një pjesë të rëndësishme të ekipit tonë.
Ored Gjoni
Redi Gjoni është zjarrfikës dhe anëtar aktiv i Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë. Ai ka përfunduar një sërë trajnimesh të specializuara në fushën e kërkim-shpëtimit, përfshirë kursin bazë të speleologjisë, ku është certifikuar nga Club Alpino Italiano dhe Società Speleologica Italiana. Përkushtimi dhe përvoja e tij e bëjnë atë një profesionist të çmuar në situata emergjente dhe operacione shpëtimi në terrene të vështira.
Reinald Maloku
Reinald Maloku, banues në Tiranë, me një pasion të veçantë për natyrën dhe sportet outdoor. Si anëtar aktiv i Forcave të Armatosura dhe pjesë e Shpetimit Alpin dhe Speleologjik i Shqiperise ai është gjithmonë i përgatitur për situata emergjente ose kohë krizash, duke u stërvitur vazhdimisht me trajnime praktike dhe përgatitje intensive. Përveç kësaj, ai ka thelluar ekspertizën e tij edhe me trajnimet në shpella, duke i shtuar kështu një dimension të veçantë aftësive të tij.
Shpetim Goga
Shpëtim Goga, banues në Krujë, eksperti i saldimit dhe sipërmarrës. Ai ka një dashuri të thellë dhe entuziazëm për sportet outdoor dhe merr pjesë rregullisht në aventura, ku mëson të kapërcejë frikën, duke e parë atë si diçka pozitive. Një zhytës i certifikuar PADI, pjesëmarrës i trajnimeve për kërkim-shpëtim në shpella dhe si anëtar i Shpetimit Alpin dhe Speleologjik i Shqiperise, Shpëtimi është gjithmonë i gatshëm të ofrojë ndihmën e tij në situata emergjente, duke kombinuar aftësitë teknike me pasionin për të shpëtuar jetën e të tjerëve. Gjithashtu dhe Shpetimi ka marrë pjesë në trajnime të specializuara për kërkim-shpëtim në shpella si kursin bazë të speleologjisë, duke u certifikuar nga Club Alpino Italiano dhe Società Speleologica Italiana.
Gerald Hoxha
Gerald Hoxha është mekanik me pasion për sportet outdoor dhe off-roading në terrenet e ashpra. Ai është një anëtar i Shpetimit Alpin dhe Speleologjik i Shqiperise, dhe ka marrë pjesë në trajnime të specializuara për kërkim-shpëtim në shpella si kursin bazë të speleologjisë, duke u certifikuar nga Club Alpino Italiano dhe Società Speleologica Italiana.
Dorarta Koka
Banuese në Tiranë dhe Menaxhere Turizmi në profesion, ajo kombinon aftësitë e saj të lidershipit me dashurinë për të eksploruar. Gjithashtu, anëtare e Shpetimit Alpin dhe Speleologjik te Shqiperise. dhe ka përfunduar kursin bazë të speleologjisë, duke u certifikuar nga Club Alpino Italiano dhe Società Speleologica Italiana.
Nertil Ziu
Nertil Ziu është një njeri që mishëron vlerat më të çmuara që një fermer mund të sjellë në çdo ekip – përkushtimin, punën e palodhur dhe lidhjen e ngushtë me natyrën. Banues në Elbasan, ai është një person i formuar nga jeta e kaluar mes sfidave dhe bukurive të fermës. Puna e tij e ka mësuar të jetë i duruar kur kërkohet pritje, i zellshëm për të arritur rezultate dhe i vendosur për të kapërcyer çdo pengesë. Këto cilësi janë pikërisht ato që e bëjnë Nertilin një anëtar të jashtëzakonshëm të ekipit tonë. Ai ka përfunduar kursin bazë të speleologjisë dhe është certifikuar nga Club Alpino Italiano (CAI) dhe Società Speleologica Italiana (SSI), duke e sjellë të njëjtin përkushtim dhe precizion nga puna e tij në botën sfiduese të shpellave.
Armand Bakalli
Armand, një sipërmarrës nga Elbasani, është një njeri që di të kalojë kufijtë – si në biznes, ashtu edhe në jetë! Me pasion për sportet outdoor, ai ka fituar dhe ka marrë pjesë në maratona kombëtare dhe ndërkombëtare, gjithmonë duke sfiduar vetveten për të arritur më shumë. Përveç suksesit në sporte, Mandi është gjithashtu një profesionist i certifikuar në speleologji nga Club Alpino Italiano dhe Societa Speleologica Italiana, si dhe anëtar i Shpetimit Alpin dhe Speleologjik i Shqiperise.
Kozma Prendi
Kozma Prendi aka Komi, udhërrëfyes turistik dhe ekspert i sporteve ekstreme, banues në Berat, ka mbi 9 vjet përvojë në turizmin outdoor, duke udhëhequr të tjerë në aktivitete si rafting dhe canyoning, duke sjellë siguri dhe emocion në çdo udhëtim. Ai është gjithashtu anëtar i Shpetimit Alpin dhe Speleologjik i Shqiperise.
Ledi Flamuraj
Ledi Flamuraj, Teknik i avancuar në sistemet HVAC, i cili është një ekspert i vërtetë në fushën e tij dhe një pasionant i natyrës dhe sporteve outdoor. Banues në Tiranë. Ai është një pjesëmarrës aktiv në trajnimet nëpër Shpella dhe ka përfunduar kursin bazë të speleologjisë, të certifikuar nga Club Alpino Italiano dhe Società Speleologica Italiana. Ai është gjithashtu një anëtar i Shpetimit Alpin dhe Speleologjik i Shqiperise.
Kledjan Brahja
Kledjan Brahja, është teknik i lartë i sistemeve HVAC, me një pasion të jashtëzakonshëm për sportet, natyrën dhe aktivitetet rekreative. Ai ka përfunduar një sërë trajnimesh profesionale që e kanë formuar atë si një specialist të aftë për të përballuar çdo sfidë, si në fushën e teknikës ashtu edhe në terrenet ekstreme dhe vazhdon studimet e larta në Universitetin e Sporteve të Tiranës, në degën e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit, duke e pasuruar njohurinë e tij çdo ditë. Ai eshte anetar i Shpetimit Alpin dhe Speleologjik i Shqiperise