Procesi hap pas hapi i anëtarësimit në Shpëtimin Alpin dhe Speleologjik është thelbësor për të siguruar që çdo anëtar të jetë i përgatitur teknikisht dhe psikologjikisht për sfidat e ndërhyrjeve në terrene të rrezikshme. Ky proces garanton trajnimin e duhur, vlerësimin e aftësive dhe ndërtimin e besimit brenda skuadrës, duke e bërë çdo operacion më të sigurt dhe më efikas.
Kategorite
Te gjithe anetaret e SHASSH do te kalojne nepermjet nje procesi parapergatitor per te arritur ne kategorine OPERATOR ne te cilen mund te jete aktiv ne operacione te ndryshme kerkim-shpetimi.
Aspirant, çdo person mbi 18 vjeç. Ky është niveli fillestar i anëtarësimit, i dedikuar individëve që janë të interesuar të mësojnë bazat e teknikave te nevojshme dhe duan të zhvillojnë njohuri dhe aftësi për të filluar aktivitetet e kerkim - shpetimit. Anëtarët aspirant do të mund të marrin pjesë në kurse bazë dhe aktivitete praktike të udhëhequr nga instruktorët e shoqatës.
Operator, çdo person mbi 18 vjeç. Operatoret janë individë që kanë kaluar kursin bazë te kerkim-shpetimit dhe ndihmes se pare dhe kanë njohuri dhe aftësi të mjaftueshme për të marrë pjesë aktivisht në aktivitete të avancuara.
Instruktor, çdo person mbi 18 vje. Instruktorët janë anëtarë që kanë njohuri dhe eksperiencë të thelluar në teknikat e kerkim - shpetimit dhe janë të certifikuar për të udhëhequr dhe mësuar kurse të avancuara. Ata kanë përgjegjësinë e udhëheqjes së trajnimeve dhe ndihmojnë në zhvillimin e mundësive për anëtarët e rinj.
Anëtar Nderi, çdo person mbi 18 vjeç. Kjo kategori është rezervuar për individë që kanë kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në fushën e kerkim-shpetimit ose që kanë mbështetur në mënyrë të veçantë SHASSH. Anëtarët e nderit janë individë të respektuar që kanë lënë gjurmë të rëndësishme në zhvillimin e kerkim-shpetimit ne shqiperi.
Kategorite e Anetaresimit ne SHASSH